Human Rights Watch kritikon sanksionet amerikane ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92062-human_rights_watch_kritikon_sanksionet_amerikane_ndaj_iranit
Human Rights Watch në një raport të tij thotë se efektet e sanksioneve anti-iraniane të SHBA kanë dëmtuar shëndetin e popullit iranian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 29, 2019 19:14 Europe/Tirane
  • Human Rights Watch kritikon sanksionet amerikane ndaj Iranit

Human Rights Watch në një raport të tij thotë se efektet e sanksioneve anti-iraniane të SHBA kanë dëmtuar shëndetin e popullit iranian.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Human Rights Watch në një raport të saj tha se sanksionet e qeverisë amerikane kundër Iranit kanë kufizuar ashpër importet e medikamente thelbësore në vend. Ndërsa qeveria amerikane pretendon përjashtimin e importeve humanitare nga sanksionet kundër Iranit, Human Rights Watch në raportin e tij tha se kompanitë amerikane dhe evropiane nuk mund të eksportojnë ilaçe në Iran për shkak të transaksioneve financiare. Sarah Leah Whitson, drejtoreshë e Lindjes së Mesme në Human Rights Watch, thotë: "Administrata e presidentit amerikan Donald Trump pretendon se i qëndron afër popullit iranian, por regjimi masiv i sanksioneve amerikane po dëmton të drejtën e popullit iranian për shëndet, përfshirë këtu qasjen në ilaçe dhe medikamentet thelbësore. Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif të dielën në një mesazh në Twitter ka kritikuar mashtrimin e ri të SHBA për intensifikimin e terrorizmit ekonomik kundër iranianëve.  Presidenti amerikan Donald Trump 8 maj 2018 njoftoi në mënyrë të njëanshme tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore dhe në dy faza riktheu sanksionet bërthamore kundër Iranit. Këto sanksione synuan drejtpërdrejt popullin iranian dhe çdo pretendim mashtrues i SH.B.A. në këtë fushë bëhet për të justifikuar veten tek opinioni publik.