NATO: Rusia duhet të largohet nga pjesa lindore e Ukrainës
(last modified Thu, 31 Oct 2019 12:51:23 GMT )
Tetor 31, 2019 13:51 Europe/Tirane
  • NATO: Rusia duhet të largohet nga pjesa lindore e Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike “NATO” një ditë pas tërheqjes së forcave ushtarake të Kievit dhe opozitarëve të qeverisë pro-perëndimore të Ukrainës nga pjesa lindore e këtij vendi, ka kërkuar nga Rusia që të tërheqë forcat e saj nga ky rajon.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Jens Stoltenberg ditën e mërkurë në qytetin Odesa në jug të Ukrainës, deklaroi: “Rusia ka përgjegjësi të veçantë në zbatimin e marrëveshjeve të paqes në Minsk”.

Kievi dhe Perëndimi po akuzojnë Rusinë se po siguron armatime për opozitarët e qeverisë së Ukrainës dhe ka dislokuar forcat e saj ushtarake në lindje të Ukrainës ku që nga fillimi i luftimeve në këtë rajon, janë vrarë rreth 13 mijë persona. Ndërkohë Moska hedh poshtë në mënyrë të prerë çfarëdo lloj ndërhyrje të saj ushtarake në Ukrainë.

 

Tags