Oliver Stone: Irani dhe Rusia ndalen “Khalifatin” e ISIS në rajon
Regjisori i njohur amerikan ka vlerësuar lartë rolin e Iranit dhe Rusisë në kthimin e sigurisë dhe qetësisë në Siri.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se regjisori i njohur amerikan dhe një prej kritikëve të presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një interviste, ka vlerësuar lartë përpjekjet e Iranit dhe Sirisë në kthimin e paqes dhe qetësisë në Siri.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, regjisore i njohur amerikan Oliver Stone të mërkurën duke vlerësuar lartë presidentin Rus, Vladimir Putin, atë e ka quajtur faktor të vendosjes së stabilitetit në Lindjen e Mesme.
Ai që ka prodhuar edhe një dokumentar me titull “Bisedë me z. Putin”, në vazhdim ka folur edhe për mbështetjen e Vladimir Putin ndaj presidentit sirian Bashar Asad në luftën disavjeçare të këtij vendi.
Ai i cili edhe më par në përshkrimin e presidentit të Rusisë ka thënë, Putin është një politikan shumë i madh dhe ndodhet në nivelin më të lartë të fuqisë. Unë për prodhimin e dokumentarit “Bisedë me z. Putin”, kam bërë intervistë me atë mbi 30 orë. Putin kurrë nuk më ka kërkuar mua që t’i jap atij pyetjet para intervistës.
Oliver Stone më pas ka thënë se Rusia dhe Irani e ndalen “Khalifatin” e ISIS në të gjithë rajonin.