Trump kundërshton kandidaturën e Corbin për kryeministër
Peridenti amerikan me një deklaratë ndërhyrëse në punët e brendshme të Anglisë ka kundërshtuar faktin që Jeremy Corbin mund të bëhet kryeministër duke e cilësuar atë një opsion të papërshtatshëm.
Donald Trump deklaroi se Corbin nuk ka fuqinë e duhur për të drejtuar Britaninë dhe me këtë rast ai shprehu edhe një herë mbështetjen për Boris Johnson. Ai është një burrë i jashtëzakonshëm dhe unë jam I mendimit se ai është pikërisht personi I duhur në këtë kohë, ka thënë Donald Trump në mbështetje të Boris Johnosn. Ndërkohë Jeremy Corbin fushatën e tij elektorale e ka nisur me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Boris Johnson dhe presidentit amerikan Donald Trump. Johnson ka premtuar se do të organizojë një referendum të dytë për Brexit dhe do të heqë opsionin e marrëveshjes tregtare të cilën kërkon ta nënshkruajë presidenti amerikan Donald Trump.