Ankaraja: BE të marrë mbrapsht anëtarët e ISIS-it
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92172-ankaraja_be_të_marrë_mbrapsht_anëtarët_e_isis_it
Ministri i Brendshëm turk tha të shtunën se Ankaraja do të kthejë mbrapsht në vendet e tyre anëtarët e ndaluar të ISIS, duke deklaruar: “Nuk do t’i mbajmë ata pafundësisht”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2019 17:43 Europe/Tirane
  • Ankaraja: BE të marrë mbrapsht anëtarët e ISIS-it

Ministri i Brendshëm turk tha të shtunën se Ankaraja do të kthejë mbrapsht në vendet e tyre anëtarët e ndaluar të ISIS, duke deklaruar: “Nuk do t’i mbajmë ata pafundësisht”.

Ministri Suleyman Soylu tha se refuzimi i vendeve evropiane për të riatdhesuar qytetarët e tyre që luftuan për ISIS-in në Siri “nuk është i pranueshëm për Ankaranë” dhe “është gjithashtu i papërgjegjshëm”.Duke folur para gazetarëve në Stamboll, Soylu përmendi Britaninë dhe Hollandën, por vuri në dukje se ato nuk ishin të vetmet vende evropiane që u kanë mohuar shtetësinë luftëtarëve të ISIS-it për të parandaluar që Turqia t’i kthejë ata në vendet e tyre.Turqia kapi anëtarët e ISIS-it, të cilët më parë ishin nën kujdestarinë e forcave kurde gjatë një sulmi muajin e kaluar në Sirinë verilindore kundër një milicie kurde, Turqia i konsideron ata terroristë.Komentet e ministrit Soylu ishin të fundit në një seri thirrjesh të Turqisë drejt vendeve evropiane për të riatdhesuar qytetarët e tyre që i përkisnin ISIS-t.Megjithatë, shumë vende evropiane kanë zvarritur procesin nga shqetësimi për rezistencën e publikut dhe problemet e sigurisë.