Evropa reagon ndaj hapit të katërt të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92266-evropa_reagon_ndaj_hapit_të_katërt_të_iranit
BE pa përmendur shkeljen e zotimeve nga pala evropiane, shprehu shqetësime mbi hapin e katërt të uljes së zotimeve nga ana e Iranit dhe Teheranit i ka kërkuar të zbatojë marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2019 05:32 Europe/Tirane
  • Evropa reagon ndaj hapit të katërt të Iranit

BE pa përmendur shkeljen e zotimeve nga pala evropiane, shprehu shqetësime mbi hapin e katërt të uljes së zotimeve nga ana e Iranit dhe Teheranit i ka kërkuar të zbatojë marrëveshjen bërthamore.

Në deklaratën e lëshuar dje, BE shprehur shqetësimin për zbatimin e hapit të katërt të uljes së zotimeve nga ana e Iranit. Kjo deklaratë i kërkon Iranit që të kthehet prapa në zbatimin e të gjitha angazhimeve për të cilat është zotuar në marrëveshjen bërthamore. Hasan Ruhani, presidenti i Iranit dje njoftoi zbatimin e hapit të katërt të Iranit në qendrën bërthamore Fordo dhe u ka rikujtuar palëve të tjera se Irani nuk mund të zbatojë marrëveshjen bërthamore në formë të njëanshme.  Amerika më 8 maj 2018 u largua në formë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Iranit me grupin 5+1 të nënshkruar në vitin 2015.