Rusia paralajmëron mbi praninë e ISIS në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92360-rusia_paralajmëron_mbi_praninë_e_isis_në_afganistan
Rusia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur mbi vendosjen e mbështetur nga SH.B.A. të grupit terrorist ISIS në Afganistan dhe ka marrë masa në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive për të forcuar bazat e saj ushtarake në këtë vend, në mënyrë që të parandalojë që këta terroristë të veprojnë kundër aleatëve të tyre si Taxhikistani dhe Kirgizistani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 10, 2019 03:39 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron mbi praninë e ISIS në Afganistan

Rusia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur mbi vendosjen e mbështetur nga SH.B.A. të grupit terrorist ISIS në Afganistan dhe ka marrë masa në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive për të forcuar bazat e saj ushtarake në këtë vend, në mënyrë që të parandalojë që këta terroristë të veprojnë kundër aleatëve të tyre si Taxhikistani dhe Kirgizistani.

Në një paralajmërim të fundit të Rusisë në lidhje me këtë, Aleksandër Bortnikov, kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), tha se grupi terrorist ISIS po kërkon të krijojë një bazë në Afganistan për të arritur në Azinë Qendrore dhe për të dëmtuar sigurinë e kësaj zone. Sipas zyrtarit të lartë të sigurisë ruse, aktivitetet e njësive ISIS në Afganistan të përqendruara në provincën e Khorasan janë rritur dhe lëvizja Shoqëria Ansarullah dhe Lëvizja Islamike e Turkmenistanit po punojnë ngushtë me të. Moska ka theksuar vazhdimisht se, duke pasur parasysh humbjet e shumta të grupeve terroriste ndërkombëtare, përfshirë ISIS-in në Siri dhe Irak, këto grupe po tërheqin me shpejtësi forcat e tyre të mbetura nga Azia Perëndimore për të krijuar pika të reja krize në Azinë Qendrore dhe në Afrikë. Disfata e grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri dhe ekzistenca e disa zonave për praninë e tij në Afganistan e ka bërë Afganistanin vendin më të përshtatshëm për aktivitetet dhe operacionet e këtij grupi terrorist. Reagimi i grupit ISIS ndaj sfidës së reduktimit të territorit e ka shtyrë këtë grup të shikojë për gjetjen e territoreve të tjera. Një nga strategjitë e ISIS është të transferojë trupat e tij në Afganistan dhe të kërkojë ndihmë në disa pjesë të vendit përfshirë mbështetjen e Amerikës. Afganistani ka një pozitë kryesore për ndryshimin e gjeografisë së ISIS. Me ndryshimin e ekuacionit të krizës në Siri dhe Irak në dëm të terroristëve takfiristë, një pjesë e forcave të ISIS në Afganistan infiltruan në zonat e ndryshme të Afganistanit duke rrezikuar sigurinë e këtyre zonave. "Ne kemi marrë informacione rreth përfshirjes së shërbimeve të inteligjencës amerikane në transferimin e luftëtarëve të ISIS në veriun e Afganistanit," tha Sergei Besda, kreu i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Shërbimit Federale të Sigurisë Ruse. Sipas rusëve, tani amerikanët për interesat dhe qëllimet e tyre në Afganistan ofrojnë një shumëllojshmëri ndihmash me armë për ISIS-n e stacionuar në Afganistan. Moska ka kritikuar në mënyrë të përsëritur armatosjen e ISIS-it në Afganistan, duke e quajtur atë veprim të SHBA. Çështja e forcimit të ISIS-it në Afganistan është e rëndësishme duke marrë parasysh qasjen e Uashingtonit për të mbështetur praninë e grupit terrorist në Afganistan dhe madje duke ndihmuar elementët e ISIS-it që të hyjnë dhe vendosen në Afganistan. Shtetet e Bashkuara gjithmonë janë munduar të përdorin ISIS-in si një mjet kundër armiqve të tij rajonalë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Iranin dhe Rusinë dhe tani duke forcuar ISIS-in në Afganistan, veçanërisht në zonat kufitare pranë vendeve të Azisë Qendrore si Taxhikistani dhe Uzbekistani, Uashingtoni ka për qëllim të ushtrojë presione ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj rajonalë.