Gjermania paralajmëron Francën mbi përpjekjet për prishjen e NATO-s
Ministri i Jashtëm gjerman paralajmëroi Francën për përpjekjet për shkatërrimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, të dielën në një artikull në të përjavshmen Spiegel e quajti të gabuar shkatërrimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), sepse sipas tij, pa Shtetet e Bashkuara, as Gjermania dhe as Evropa nuk do të ishin në gjendje të mbronin veten në mënyrë efektive. Akuza e Emmanuel Macronit se NATO ndodhet në vdekje klinike ka ngritur më shumë pyetje për gjendjen e kreut të shtetit francez, sesa për NATO-n. Heiko Maas tha se nëse Franca është e shqetësuar për sigurinë europiane, ajo po bën shumë që ta dobësojë atë, me vënien në pikëpyetje të vlerës së NATO-s, si dhe duke harruar performacën e dobët të ushtrive europiane e duke gjykuar gabimisht politikat dhe qëllimet ruse. Sipas Berlinit, Macron u ka bërë një dhuratë atyre që e mohojnë NATO-n me deklaratën se aleanca nuk ka shenja jete. Kremlini për shembull ishte mes vëzhguesve entuziastë të qëndrimit të Macron. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e përcaktoi deklaratën e Macron si „fjalë të arta” që përcaktojnë në mënyrë të saktë gjendjen aktuale të NATO-s.”