Amerika mbanë forca ushtarake në territorin e Sirisë
Sekretari amerikan i mbrojtjes duke paraqitur shifra kontradiktore, ka njoftuar për mbetjen e 600 ushtarëve amerikan në territorin e Sirisë.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Mark Esper, sekretari amerikan i mbrojtjes, ditën e mërkurë, deklaroi se largimi i forcave ushtarake të Amerikës nga qyteti Ajnul-Arab (Kubani) në provincën Alepo të Sirisë dhe në afërsi të kufirit me Turqinë, sipas shumë gjasave do të zgjasë një javë apo më tepër.
Esper shtoi: “Në kohën kur të përfundojë largimi i një pjese të forcave amerikane nga Siria, ushtria e Amerika akoma do të mbajë rreth 600 ushtarë në territorin e Sirisë”.
Shtëpia e Bardhë më parë kishte deklaruar se pas largimit të Amerikës nga Siria, vetëm 200 ushtarë amerikan në emër të forcave “paqeruajtëse” do të qëndrojnë në këtë vend.
Donald Tramp, presidenti i Amerikës, së fundi ka njoftuar për mbetjen e rreth 1000 ushtarëve amerikan në Siri.