Të shtëna me armë në SHBA, të paktën 7 të vdekur
Të paktën tre persona janë vrarë nga disa të shtëna në një qendër tregtare në Oklahoma, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas Patrullës së Autostradës në Oklahoma, një burrë i veshur me të zeza, hapi zjarr në Duncan, i cili ndodhet në 3393 North 81 Highway. Departamenti i Policisë Duncan ka konfirmuar se sulmuesi është i vdekur.Ngjarja ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të së hënës (sipas kohës lokale), dhe autoritetet erdhën në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta më vonë.Shkollat publike në Duncan janë të gjitha të mbyllura pas këtij rasti.“Si gjithmonë, ne jemi duke ndërmarrë çdo masë paraprake për të mbrojtur stafin dhe studentët tanë. Në këtë kohë, të gjitha shkollat janë të mbyllura për shkak të këtij rasti”, thanë autoritete lokale. Ndërkohë, katër persona janë vrarë gjatë të shtënave që kanë ndodhur në një festë të organizuar në qytetin Fresno në Kaliforni, ka njoftuar policia amerikane. Të shtënat kanë ndodhur në një festë të organizuar në juglindje të qytetit, ku janë qëlluar me armë zjarri 10 persona. Tre prej tyre menjëherë kanë mbetur të vdekur, kurse viktima e katërt ka ndërruar jetë në spital, ku po trajtohen 6 të plagosur.