Time: Pompeo synon të japë dorëheqjen
Sipas mediave amerikane, sekretari amerikan i shtetit nga frika e suksesit në procesin e shkarkimit të Donald Trump, synon të japë dorëheqje nga posi i tij.
Gazeta amerikane Time në një artikull të saj shkruan se Mike Pompeo pritet të japë dorëheqje për të fituar vota në shtetin Kensas gjatë zgjedhjeve për Senat. Mike Pompeo synonte të qëndronte në postin e sekretarit amerikan të shtetit deri në pranverë por për shkak të procesit të shkarkimit, marrëdhëniet e tij me presidentin jo vetëm që janë dobësuar por është dëmtuar edhe figura e tij politike. Pas zgjerimit të përpjekjeve të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve për të shkarkuar presidentin Donald Trump, sekretari amerikan i shtetit nga njëra anë është akuzuar për dobësi në mbrojtjen e diplomatëve amerikanë dhe nga ana tjetër ai është dorëzuar përballë kërkesës së Kongresit për të dëshmuar kundër presidentit amerikan. Ai gjithashtu është bërë objekt i zemërimit të republikanëve radikalë të cilët e akuzojnë Pompeo se nuk është sa duhet besnik dhe nuk mbron siç duhet presidentin Donald Trump. Deri tani nuk dihet nëse presidenti amerikan Donald Trump është në dijeni të asaj se sekretari Mike Pompeo synon të japë dorëheqjen. Mirëpo persona të afërt me sekretarin amerikan të shtetit thonë se objektivi i tij është realizimi i qëllimeve politike të jashtme të qeverisë amerikane dhe se ajo çka flitet për dorëheqjen është vetëm një trillim.