Kur Trump pretendon se mbështet iranianët
Presidenti amerikan të enjten në mbrëmje, në një mesazh në Twitter pa përmendur sanksionet mizore dhe të paligjshme të vendosura ndaj iranianëve gjatë vitit të kaluar, deklaroi se pezullimi i përkohshëm i internetit është për shkak të paqëndrueshmërisë në Iran.
Trump, i cili që prej ardhjes në pushtet gjithmonë i ka përqendruar përpjekjet e tij kundër Iranit dhe iranianëve, pretendoi se qeveria iraniane gjoja ka mbyllur internetin në mënyrë që njerëzit të mos ishin në gjendje të flisnin për dhunën që po ndodh atje. Mbështetja amerikane për iranianët vjen pasi ambasadori zviceran në Teheran Marcus Leitner të mërkurën u thirr nga ministria e jashtme e Iranit për t’i dorëzuar atij një notë proteste kundër ndërhyrjes së SHBA në punët e brendshme të Iranit. Si rezultat i zbatimit të planit për reformën e çmimit të benzinës, disa protesta paqësore u keqpërdorën nga disa vandalë dhe banditë. Shtëpia e Bardhë të dielën në mbrëmje, me një deklaratë ndërhyrëse, u bëri jehonë akuzave të mbrapshta dhe të pavërteta kundër Iranit, dhe shprehu mbështetje për disa vandalë që shkatërruan pronën publike në disa qytete iraniane nën pretekstin e rritjes së çmimit të benzinës.