Përpjekja e SH.B.A. për t’i dhënë frymëmarrje artificiale trazirave në Iran
Qeveria amerikane mesa duket nuk është e kënaqur me vdekjen e parakohshme të trazirave në Iran dhe po përpiqet ta rigjallërojë atë duke përhapur mesazhe propagandistike.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo të enjten në një mesazh të postuar në faqen e tij në Tëitter në mbështetje të rebelëve ka thënë se ai ishte zyrtari i pestë që mbështeti trazirat në Iran brenda 24 orësh. Pompeo në mesazhin e tij në Tëitter në gjuhën persiane shkruan: "Protestues të guximshëm iranianë. Na dërgoni videot, fotot dhe informacionin tuaj rreth shtypjes së protestave nga regjimi iranian. Shtetet e Bashkuara do të dënojnë publikisht përndjekjen e protestuesve". Mesazhi i tij erdhi pas njoftimeve nga provincat e ndryshme në të gjithë Iranin se situata pas disa ditëve të trazirave dhe dhunës është qetësuar. Pak para Pompeos, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Morgan Ortagos ishte përpjekur të mbajë të gjallë atmosferën e trazirave në Iran të paktën në nivelin e propagandës. Ai postoi një video në faqen e tij në Tëitter duke thënë se Shtetet e Bashkuara "po i ndjekin me kujdes protestat në Iran". Para Ortagus, Donald Trump, i cili përdor vazhdimisht një sërë politikash dhe fjalimesh ofenduese kundër kombit iranian dhe vazhdimisht thekson nevojën për të mbyllur derën e tregtisë me Iranin, u shpreh i shqetësuar për mbylljen e Internetit në Iran. Më herët gjatë ditës, i dërguari special i Trump për çështjet iraniane, Brian Hook, tha se administrata e Trump ishte "shumë e kënaqur" me protestat në Iran dhe se do të vazhdojë fushatën e saj të presionit maksimal kundër Iranit. Nënpresidenti Mike Pence gjithashtu të enjten, me një gjest gjoja humanitar, tha se "populli amerikan qëndron pranë popullit iranian". Deklaratat e zyrtarëve të administratës Trump kanë qenë aq kontradiktore me politikat dhe veprimet e tyre kundër Iranit saqë qeveria ruse të enjten tha se ishte e tronditur nga tw tilla qwndrime. Muajt e fundit, Trump e ka quajtur vazhdimisht popullin iranian një "komb terrorist". Përkundër fyerjeve retorike, ai ka ndaluar qytetarët iranianë qw të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ka parandaluar ndihmën ndërkombëtare për viktimat e përmbytjesve dhe viktimat e tërmetit në Iran dhe së fundmi ka nxjerrë udhëzime për ndalimin e tregtisw sw produkteve humanitare me Iranin.