Përfundon takimi i ministrave të jashtme të Grupit-20 në Japoni
Samiti i ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Grupit 20 ka përfunduar të shtunën në Japoni.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Grupit-20 u zhvilluar në qytetin Nagoya të Japonisë në lidhje me rolin e këtyre vendeve në forcimin e tregtisë së lirë dhe kuptimin e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.
Toshimitsu Motegi, ministri i punëve të jashtme të Japonisë, në fund të këtij samiti deklaroi: "Vendet anëtare të Grupit-20 kanë theksuar rëndësinë e reformimit të Organizatës Botërore të Tregtisë për t'u përballur me çështjet rreth tregtisë botërore".
Japonia këtë vit është organizatore e samitit të Grupit-20.
Vlen të theksohet se takimet e vendeve të Grupit-20 këtë vit janë zhvilluar nën ndikimin e mosmarrëveshjeve të Amerikës me disa anëtarë të këtij grupi si Kinën, Kanadanë, Meksikën si dhe me disa vende evropiane.
Në samitin e ministrave të jashtëm të vendeve të Grupit-20, Wang Yi, ministri i punëve të jashtme të Kinës, deklaroi: "Pekini është kundër politikës së njëanshme dhe sistemit të proteksionizmi ekonomik ndërsa mbështet tregtinë e lirë.