Edhe Pelosi mbështet vandalizmat në Iran
Nancy Pelosi kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë, me anë të një mesazhi në Twitter ka mbështetur vandalizmat dhe trazirat e fundit në Iran.
Nancy Pelosi duke pretenduar se mbështet lirinë e shprehjes në cicërimin e saj në Twitter pretendoi se të gjithë iranianë duhet të kenë të drejtë të parashtrojnë kërkesat e tyre. Kohët e fundit shumë funksionarë amerikanë mes tyre Donald Trump president, Mike Pompeo sekretari i shtetit dhe disa funksionar të tjerë të cilët prej kohësh kanë insistuar në shtimin e sanksioneve kundër kombit iranian, kësaj here kanë pretenduar se janë në mbështetje të popullit iranian. Gjesti gjoja humanitar i autoriteteve amerikane është bërë në kohën kur Amerikë në formë të jashtëligjshme është tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe me anë të sanksioneve të ashpra pengon futjen e ushqimeve dhe medikamenteve në Iran duke krijuar probleme të shumta për popullin iranian. Ditë më parë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbështetjen e perëndimorëve mes tyre të regjimit të Amerikës ndaj popullit iranian e ka quajtur një mashtrim të madh dhe shtoi se regjimet që me terrorizmin e tyre ekonomik pengojnë futjen e ushqimeve dhe medikamenteve për popullin iranian në asnjë mënyrë nuk mund të lëshojnë pretendime të kota për gjoja mbështetjen e popullit iranian. Pas zbatimit të projektit për ndryshimin e çmimit të benzinës në Iran në disa qytete të Iranit janë organizuar protesta sporadike që më vonë u keqpërdorën nga elementë destruktivë, vandalë dhe huliganë dhe u kthyen në protesta të dhunshme. Ditë më parë populli iranian u ngrit në tubim madhështore për të dënuar vandalizmat e ditëve të fundit.