Shpallet koha e tërheqjes së Mbretëreshës Britanike nga monarkia
Mbretëresha Britanike Elizabeth II po përgatitet të tërhiqet nga posti i saj në 18 muajt e ardhshëm, pasi u zbulua korrupsioni moral i dy fëmijëve të saj.
Princi i Kurorës Britanike, Charles, për të cilin kohët e fundit janë publikuar disa probleme morale dhe etike, krahas skandalit moral të vëllait të tij Andrew (fëmija i tretë i Mbretëreshës), pritet të bëhet Mbreti i Britanisë pas dekadash pritje. Në moshën 95 vjeç, Elizabeta II po tërhiqet nga posti i Mbretëreshës, pas 68 vjet në pushtet, një rekord në historinë britanike. Sipas raportit, Mbretëresha e Britanisë ka reduktuar aktivitetet e saj për shkak të pleqërisë, dhe programet dhe vizitat e saj nga 332 në vitin 2016, janë ulur në 283 në vitin 2018.