Josef Borrel prej sot shefi i diplomacisë evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92852-josef_borrel_prej_sot_shefi_i_diplomacisë_evropiane
Josef Borrell ish ministër i jashtëm i Spanjës, nga sot më 1 dhjetor ka marrë zyrtarisht detyrën e shefit të diplomacisë evropiane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 01, 2019 06:07 Europe/Tirane
  • Josef Borrel prej sot shefi i diplomacisë evropiane

Josef Borrell ish ministër i jashtëm i Spanjës, nga sot më 1 dhjetor ka marrë zyrtarisht detyrën e shefit të diplomacisë evropiane.

Borrell është emëruar shefi i diplomacisë dhe çështjeve të sigurisë së Evropës në kohën kur ky post prej vitit 2014 e deri tani është mbajtur nga Federika Mogherini ish ministre e jashtme e Italisë. Mogherini në një mesazh të saj në Twitter ka shkruar se ka përfunduar mandati i saj 5 vjeçar në krye të diplomacisë evropiane. Ajo shtoi se përgjegjësinë për këtë detyrë dhe zyrën e saj ia ka dorëzuar Josef Borrell. Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk gjithashtu me përfundimin e mandatit të tyre, vendin ua kanë lënë krerëve të rinj të BE. Charl Mishel është kreu i ri i Këshillit të Evropës ndërsa Ursula van der Leyene ish ministre e mbrojtjes e Gjermanisë do të jetë kryetarja e re e komisionit të Evropës.