Protesta kundër emirateve në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92896-protesta_kundër_emirateve_në_evropë
Në Paris të Francës, Londër të Anglisë, Bruksel të Belgjikës dhe në Hagë të Holandë janë organizuar protesta përballë ambasadave të EBA, për të kundërshtuar krimet e këtij vendi në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2019 06:04 Europe/Tirane
  • Protesta kundër emirateve në Evropë

Në Paris të Francës, Londër të Anglisë, Bruksel të Belgjikës dhe në Hagë të Holandë janë organizuar protesta përballë ambasadave të EBA, për të kundërshtuar krimet e këtij vendi në Jemen.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, aktivistë të të drejtave të njeriut me anë të këtyre protestave dhe sloganeve kanë dënuar krimet e EBA në Jemen dhe janë solidarizuar me popullin jemenas. Pjesëmarrësit gjithashtu kanë dënuar ndërhyrjet e EBA në punët e brendshme të Libisë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite e mbështetur nga vendet perëndimore dhe të rajonit sidomos nga EBA , me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.