Senati amerikan miraton anëtarin e ri të administratës amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92921-senati_amerikan_miraton_anëtarin_e_ri_të_administratës_amerikane
Senati amerikan ka miratuar kandidatin e ri për postin e departamentit amerikan të energjisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2019 15:53 Europe/Tirane
  • Senati amerikan miraton anëtarin e ri të administratës amerikane

Senati amerikan ka miratuar kandidatin e ri për postin e departamentit amerikan të energjisë.

Në votimin e mbajtur në Senat, republikanët me 70 vota pro kundrejt 15 votave kundër kanë miratuar zgjedhjen e Dan Brouillette në postin e sekretarit amerikan të energjisë. Brouillette do të zërë vendin e Rik Perry i cili sipas demokratëve është përfshirë në skandalin Ukrainegate gjatë hetimeve për shkarkimin e Trump. Brouillette deri tani ka mbajtur postin e zv/sekretarit të energjisë në Amerikë dhe më herët ka qenë lobues i fuqishëm i kompanisë Ford. 57 vjeçare Dan Brouillette duhet të mbështesë politikën e Trump për prodhim sa më të madh të karburantit nga lëndët fosilike si nafta, gazi natyror dhe qymyrguri.