Përfundon takimi përçarës, NATO pajtohet me planin për mbrojtje të Baltikut
(last modified Wed, 04 Dec 2019 19:18:02 GMT )
Dhjetor 04, 2019 20:18 Europe/Tirane
  • Përfundon takimi përçarës, NATO pajtohet me planin për mbrojtje të Baltikut

Pas një dite dramatike që zbuloi plagë të thella brenda NATO-s, anëtarët e aleancës ushtarake afër Londrës u përpoqën të vendoseshin në një front të bashkuar duke miratuar një deklaratë të samitit të përbashkët, pasi ata ranë dakord për një plan mbrojtës të azhurnuar për Baltikun dhe Poloninë, të cilën Turqia më parë kishte kërcënuar se do t’a bllokonte.

Drejtuesit e NATO-s thanë në një deklaratë përmbyllëse të mërkurën se “veprimet agresive” të Rusisë ishin një kërcënim për sigurinë euro-atlantike dhe se ndikimi në rritje i Kinës paraqet sfida për aleancën. “Angazhimi ynë solemn siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit që një sulm kundër një aleati do të konsiderohet një sulm kundër të gjithëve”, u tha në këtë mbledhje. Turqia kishte paralajmëruar se do të refuzonte të mbështeste planin për të forcuar mbrojtjen në shtetet e Baltikut dhe Polonisë, me presidentin Rexhep Tajip Erdogan duke kërkuar që aleanca të njohë grupet që Ankara i konsideron terroristë, përfshirë milicinë e YPG. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën u tha gazetarëve: “Ne qëndrojmë së bashku, të gjithë për një dhe një për të gjithë. Angazhimi ynë për nenin 5, klauzola e mbrojtjes kolektive të aleancës sonë, është e veshur nga hekuri”.

 

Tags