BE i jep një tjetër goditje marrëveshjes bërthamore
Britania, Franca dhe Gjermania duke ndjekur Amerikën i kanë dërguar një letër Antonio Gutterres sekretarit të përgjithshëm të OKB ku pretenduar se disa nga raketat e Iranit nuk përputhen me rezolutën 2231 të KS të OKB.
Trojka evropiane në letrën dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB atij i kanë kërkuar që programin raketor të Iranit ta cilësojë në kundërshtim me rezolutën 2231 të KS të OKB. Vendet evropiane edhe më herët kishin bërë të tilla deklarata po nuk kishin rritur të vërtetonin pretendimet e tyre me rezolutën 2231 të KS të OKB. Amerika dhe aleatët e saj që gjithmonë mundohen të ruajnë monopolin e teknologjisë së tyre, pretendojnë se Irani me lëshimin e raketave dhe satelitëve në hapësirë ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shumë herë ka reaguar ndaj të tilla pretendimeve dhe rezolutës 2231 të KS të OKB e cila i kërkon Iranit të mos prodhojë raketa me kapacitet mbartës të kokave bërthamore, ka thënë se Irani nuk ka program bërthamor ushtarak. ANEA në 16 raportet e saj ka konfirmuar karakterin paqësor bërthamor të Iranit dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit,.