350 intelektualë amerikanë vënë në dyshim shëndetin mendor të Trump
350 intelektualë në Amerikë, kryesisht profesionistë në sociologji dhe psikologji në një letër drejtuar kongresit amerikanë kanë vënë në dyshim shëndetin mendor të presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas një njoftimi të Indipedent , intelektualët amerikanë mes tyre dr. Bendi Li, dr. John Ziner dhe dr. Jarold Post janë shprehur së shëndeti mendor i presidentit amerikan po ulet me nivele të rrezikshme. Tre nga nënshkruesit e kësaj letre gjithashtu janë shprehur të gatshëm që të shkojnë tek komiteti juridik i Dhomës së Përfaqësuesve dhe të dëshmojnë për arsyet e konkluzionit të tyre. Ne theksojmë se me afrimin e datës së hetimit të Donald Trump për shkarkimin e tij ai mund të bëhet edhe më i rrezikshëm. Kjo është kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, thuhet në letrën e intelektualëve amerikanë. Një panel ekspertësh i kanë pohuar Kongresit amerikan në shumicë se presidenti Donald Trump mund të shkarkohet në bazë të dëshmive të deritanishme për abuzim me pushtetin. Paneli do përpilojë një raport që politikanët demokratë do e shqyrtojnë për ta votuar brenda fund vitit. Një grup konstitucionalistësh kanë deklaruar se nuk ka dyshim që presidenti Donald Trump ka abuzuar me pushtetin ndaj edhe meriton të shkarkohet. Katër ekspertë ligjorë zbërthyen të mërkurën nëse kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet shkarkuar mbi dyshimet se i bëri presion Ukrainës të hetonte rivalin e vet politik në këmbim të ndihmave ushtarake miliarda dollarësh. Tre profesorët e thirrur nga demokratët në Komisionin e Çështjeve Juridike deklaruan se veprimet ishin të motivuara politikisht që ai të rizgjidhej lehtësisht president në vitin 2020.