Trump edhe një herë mbështet vandalizmat në Iran
Presidenti amerikan në takimin e kabinetit të tij qeveritar edhe një herë ka mbështetur vandalizmat në Iran dhe pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit, vandalët dhe trazovaçët i cilësoi populli liridashës.
Donald Trump në vazhdën e deklaratave të tij qesharake pretendoi se Amerika i qëndron pranë popullit iranian. Kohët e fundit shumë funksionarë amerikanë mes tyre presidenti Donald Trump, sekretari i jashtëm Mike Pompeo, etj. të cilët shumë herë insistojnë në ashpërsimin e sanksioneve kundër popullit iranian, janë shprehur gjoja për mbështetjen e këtij popullit. Gjestet gjoja humanitare të autoriteteve amerikane bëhen në kohën kur Uashingtoni ka vendosur sanksione në formë të njëanshme duke penguar futjen e mallrave dhe lëndëve themelore si ushqimet dhe pajisjet mjekësore në Iran, gjë e cila krijon probleme për popullin iranian. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit më 18 nëntor mbështetjen e perëndimorëve mes tyre të regjimit të Amerikës për popullin iranian e ka quajtur një mashtrim të qartë dhe shtoi: Regjimet që me terrorizmin ekonomik pengojnë futjen e ushqimeve dhe medikamenteve për popullin iranian në asnjë mënyrë nuk mund të pretendojnë se mbështesin popullin iranian.