Të shtëna me armë në bazën amerikane, 4 të vdekur
Dhjetor 06, 2019 16:24 Europe/Tirane
Një person i armatosur ka hapur zjarr në një ndërtesë në një bazë detare amerikane në Pensacola, Florida. Të paktën 4 persona mbetën të vdekur nga sulmi me armë.
Ndërsa është konfirmuar se 7 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ky është sulmi i dytë që ka ndodhur në një bazë detare amerikane këtë javë. Një marinar amerikan qëlloi për vdekje dy punëtorë në bazën ushtarake Pearl Harbor në Hawaii të Mërkurën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes (me orën lokale). Dy oficerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit me personin e armatosur. "Është si të ecësh nëpër një skenë krimi,”-tha Sherifi i Qarkut Escambia, David Morgan.
Tags