Përfundon takimi i 14-të i Komisionit të marrëveshjes bërthamore
Anëtarët pjesëmarrës në takimin e 14-të të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore kanë përfunduar takimin me nxjerrjen e një deklarate ku theksuan se marrëveshja bërthamore ishte një sukses shumëpalësh dhe një element kyç për strukturën e ndalimit të përhapjes së armëve atomike në botë.
Takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore u kryesua nga Helga Shmidt në cilësinë e përfaqësueses së BE dhe në të morën pjesë përfaqësuesit nga Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Anglia dhe Irani. Takimi u mbajt në nivel zv/ministrash të jashtëm dhe drejtorët politikë në Vienë. Pjesëmarrësit në takim theksuan respektimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit 14 muaj pas tërheqjes së njëanshme të Amerikës nga kjo marrëveshjes dhe pas gjendjes së krijuar nga sanksionet që kanë penguar Iranin që të shfrytëzojë favoret e dala nga marrëveshja bërthamore siç është heqja e sanksioneve. Të gjithë anëtarët kanë theksuar në rolin kyç që ka zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore nga të gjitha palët si një përpjekje për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Gjithashtu në deklaratë është përmendur roli kyc i ANEA si një organ që monitoron dhe vërteton procesin e zbatimit të zotimeve nga an e Iranit dhe të të marrëveshjes bërthamore në kuadër të rezolutës 2231 të KS të OKB. Deklarata vlerëson vendimin e Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë për t’iu bashkuar sistemit INSTEX të transaksioneve bankare mes Iranit dhe Evropës. Takimi i 14-të i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore mbahet vetëm disa ditë nga data kur Irani ka nisur zbatimin e fazës së katërt të uljes së zotimeve të tij në kudër të marrëveshjes bërthamore. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.