Abdulmaxhid Tabune fiton zgjedhjet presidenciale në Algjeri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93153-abdulmaxhid_tabune_fiton_zgjedhjet_presidenciale_në_algjeri
"Në këtë fitore të thellë, Abdulmaxhid Tabune siguroi 58.15 për qind të votave", tha Muhamed Sharifi, kreu i Autoritetit Zgjedhor Algjerian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2019 14:54 Europe/Tirane
  • Abdulmaxhid Tabune fiton zgjedhjet presidenciale në Algjeri

"Në këtë fitore të thellë, Abdulmaxhid Tabune siguroi 58.15 për qind të votave", tha Muhamed Sharifi, kreu i Autoritetit Zgjedhor Algjerian.

Abdulmaxhid Tabune ka fituar zgjedhjet presidenciale në Algjeri, bëri të ditur sot Autoriteti Zgjedhor i këtij vendi.

"Në këtë fitore të thellë, Abdulmaxhid Tabune fitoi 58,15 % të votave", tha Muhamed Sharfi, kreu i Autoritetit Zgjedhor Algjerian, në një konferencë për media në kryeqytetin algjerian.

Abdulmaxhid Tabune, 74-vjeçar, shërbeu vetëm 81 ditë si kryeministër përpara se të hiqej në gusht të vitit 2017.

Ish-presidenti Abdelaziz Bouteflika, i cili u detyrua të jepte dorëheqje në prillin e kaluar pas protestave, shkarkoi Abdulmaxhid Tabune për përpjekjen e tij për të marrë masa kundër personave të korruptuar besnikë ndaj regjimit.

I lindur më 17 nëntor në provincën lindore Naama, ai studioi në Shkollën Kombëtare të Administrimit dhe diplomoi në ekonomi dhe financa në vitin 1969.

Duke e konsideruar si një nga simbolet e regjimit Bouteflika, Abdulmaxhid Tabune gjatë fushatës së tij elektorale ka thënë se programi i tij politik do të përmbushë kërkesat e protestuesve.