Vendimi i Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93220-vendimi_i_trump_për_tërheqjen_e_trupave_amerikane_nga_afganistani
Qeveria amerikane po planifikon një plan për tërheqjen e katër mijë trupave nga Afganistani në ditët e ardhshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 15, 2019 05:21 Europe/Tirane
  • Vendimi i Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani

Qeveria amerikane po planifikon një plan për tërheqjen e katër mijë trupave nga Afganistani në ditët e ardhshme.

NBC News, duke përmendur tre zyrtarë të qeverisë amerikane, raportoi se me tërheqjen e katër mijë trupave, në Afganistan do të mbeten rreth tetë deri në 9,000 trupa të tjerë ushtarake. Zyrtarët amerikanë nuk kanë thënë ende se kur do të fillojë tërheqja e katër mijë trupave, por e shohin atë si pjesë të tërheqjes hap pas hapi të SH.B.A.-së nga Afganistani. "Edhe nëse me talebanët nuk arrihet ndonjë akord për paqen, Shtetet e Bashkuara do të zvogëlojnë numrin e forcave të saj në Afganistan", tha javën e kaluar sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper.  Fushata e presidentit amerikan Donald Trump në vitin 2016 ka premtuar përfundimin e luftës në Afganistan dhe zvogëlimin e pranisë së trupave amerikane jashtë vendit. Më shumë se 775,000 trupa amerikane janë vendosur në Afganistan që nga viti 2001.  Nga këto forca, afërsisht 2,300 janë vranë dhe 20,589 janë plagosur. Prania ushtarake e SHBA dhe aleatëve të saj në Afganistan nën pretekstin e luftimit të terrorizmit dhe garantimit të sigurisë ka rritur pasigurinë, terrorizmin dhe prodhimin e drogës në këtë vend.