Nis takimi Kuala Lumpur-2019
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93322-nis_takimi_kuala_lumpur_2019
Sot në prani të krerëve të shteteve të Malajzisë, Iranit, Turqisë, Katarit dhe qindra personaliteteve dhe intelektualëve nga vende të ndryshme islamike në Kuala Lumpur të Malajzisë ka nisur punimet takimi Kuala Lumpur-2019.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2019 09:05 Europe/Tirane
  • Nis takimi Kuala Lumpur-2019

Sot në prani të krerëve të shteteve të Malajzisë, Iranit, Turqisë, Katarit dhe qindra personaliteteve dhe intelektualëve nga vende të ndryshme islamike në Kuala Lumpur të Malajzisë ka nisur punimet takimi Kuala Lumpur-2019.

Përpara nisjes së takimit krerët e vendeve pjesëmarrëse kanë bërë një foto përkujtimore dhe më pas takimi nisi me fjalimin e Sulltan Abdullah mbreti i Malajzisë. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit është një prej krerëve të shteteve që kanë marrë pjesë dhe që do të mbajë fjalim në takimin e Kuala Lumpurit. Mahatir Muhamed kryeministër i Malajzisë, Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë, Sheik Tamim bin Hamd al Thani emiri i Katarit janë disa nga personalitetet e tjera që do të mbajnë fjalim në ceremoninë e hapjes së takimit Kuala Lumpur-2019. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot do të marrë pjesë edhe në takimin e titulluar “ Prioriteti i zhvillimit dhe sfidat e botës islame”, ku do të shtjellojë politikat dhe strategjitë e Iranit për rajonin.