Marrëveshja bërthamore dhe pamundësia e Evropës
Qëndrimet e ministrit anglez të jashtëm lidhur me hapat e Iranit për uljen e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, edhe njëherë tregon se Evropa nuk ka vullnetin real për të zbatuar zotimet dhe detyrimet e saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje.
Dominik Rab ministër i jashtëm i Anglisë ditën e martë, uljen e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore e ka cilësuar një rrezik për këtë marrëveshje dhe ka kërkuar përballjen me Iranin. Ky qëndrim i ministrit të jashtëm anglez u bë pas zgjedhjeve të fundit në Angli, gjë që tregon për një veprimtari të re të Britanisë lidhur me Brexit dhe përafrimin akoma më të madh të Britanisë m Amerikën. Qeveria e Iranit në reagim ndaj daljes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe mos reagimit konkret të palës evropiane në zbatimin e detyrimeve të saj kundrejt marrëveshjes bërthamore, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore, zbatoi të drejtën e saj për të krijuar balancë në marrëveshjen shumëkombëshe ndërkombëtare. Duke qenë se Amerika u largua në formë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore ndërsa Evropa nuk ka zbatuar zotimet e saj, Irani e pa të arsyeshëm që për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të marrë hapa dhe masa për uljen e zotimeve të tij. Deri tani Irani ka zbatuar 4 faza të uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore mirëpo gjithmonë ka theksuar se në rast se Evropa zbaton zotimet dhe detyrimet e saj, kthimi i Iranit në rrugën e mëparshme të zbatimit të marrëveshjes bërthamore është i menjëhershëm. Një marrëveshje shumëpalëshe mund të mbrohet vetëm në kohën kur të gjitha palët ta zbatojnë atë në formë korrekte, mirëpo tani marrëveshja bërthamore është kthyer në një krizë të shkeljes së zotimeve dhe shenjë e pamundësisë dhe e dobësisë së Evropës. Marrëveshja bërthamore mund të dalë nga bllokada aktuale vetëm në rast të vullnetit dhe veprimeve konkrete dhe reale të Evropës, mirëpo qëndrimet e reja të Britanisë për të ulur përgjegjësinë e këtij vendi dhe të palëve të tjera evropiane në marrëveshjen bërthamore, nuk e ndihmon aspak mbrojtjen e kësaj marrëveshjeje. Vendet evropiane duke mos respektuar detyrimet dhe zotimet e tyre në marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe duke mos garantuar interesat ekonomike të Teheranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje, në të vërtetë kanë krijuar kushtet për hapat e uljes së zotimeve nga ana e Iranit. Ashtu siç ka thënë edhe sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit nëse situata aktuale e marrëveshjes bërthamore do të vazhdojë me pasivitetin dhe mos angazhimin e evropianëve, Irani më 6 janar të vitit 2020 do të zbatojë seriozisht hapin e pestë të uljes së zotimeve të tij në marrëveshjen bërthamore.