Përmbytje dhe vërshime të mëdha në Britani, shkatërrohet autostrada
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93389-përmbytje_dhe_vërshime_të_mëdha_në_britani_shkatërrohet_autostrada
Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje dhe kaos në Britani, duke paralizuar vendin. Agjencia e Mjedisit ka ngritur 250 paralajmërime për përmbytje dhe rrezik në shumë zona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2019 16:04 Europe/Tirane
  • Përmbytje dhe vërshime të mëdha në Britani, shkatërrohet autostrada

Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje dhe kaos në Britani, duke paralizuar vendin. Agjencia e Mjedisit ka ngritur 250 paralajmërime për përmbytje dhe rrezik në shumë zona.

Ndërkohë, pamjet tregojnë autostrada, metro dhe rrugë të mbytura. Në 36 orët e fundit, intensiteti i reshjeve është shtuar ndjeshëm, duke krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve.

Ndërsa, një rrëshqitje tokë afër Guildford shkaktoi çarje të madhe në autostradën M23, e cila u mbyll në të dy drejtimet afër Crawley dhe në West Sussex.