Trumb kritikon ashpër Nancy Pelosi dhe e quan të çmendur!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93408-trumb_kritikon_ashpër_nancy_pelosi_dhe_e_quan_të_çmendur!
Presidenti i Amerikës ka kritikuar ashpër Nancy Pelosi, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve e cila po bënë përpjekje për thirrjen në interpelancë të Trump, duke e quajtur atë "njeri të çmendur".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2019 11:47 Europe/Tirane
  • Trumb kritikon ashpër Nancy Pelosi dhe e quan të çmendur!

Presidenti i Amerikës ka kritikuar ashpër Nancy Pelosi, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve e cila po bënë përpjekje për thirrjen në interpelancë të Trump, duke e quajtur atë "njeri të çmendur".

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, duke pretenduar se po bëhet përpjekje të thirret në interpelancë një person që nuk ka kryer kurrfarë krimi, ka kritikuar ashpër Nancy Pelosi për përpjekjet që po bënë për organizimin e procesit për thirrjen e Trump në interpelancë.

Trump pretendoi se Nancy Pelosi nuk e din se çfarë po bënë dhe demokratët kanë shkelur Kushtetutën e Amerikës.

Trump ditën e shtunë në një mesazh të publikuar në Twitter akuzoi Nancy Pelosi për përpjekje për pazarllëqe me Senatin dhe kërkoi që ajo vetë të thirret në interpelancë.

Kjo kërkesë është paraqitur në kohën kur Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës ditën e mërkurë në një votim historik, ka miratuar rezolutën për thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump në interpelancë.