Shumica e amerikanëve e aprovojnë shkarkimin e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93437-shumica_e_amerikanëve_e_aprovojnë_shkarkimin_e_trump
Shumica e amerikanëve e përkrahin fajësimin e Presidentit amerikan Donald Trump nga Dhoma e Përfaqësuesve në fillim të javës së kaluar, sipas një sondazhi të ri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2019 17:10 Europe/Tirane
  • Shumica e amerikanëve e aprovojnë shkarkimin e Trump

Shumica e amerikanëve e përkrahin fajësimin e Presidentit amerikan Donald Trump nga Dhoma e Përfaqësuesve në fillim të javës së kaluar, sipas një sondazhi të ri.

Një shumicë e ngushtë e votuesve amerikanë, 52 përqind, mbështesin votën e Dhomës së Përfaqësuesve për të fajësuar Trump, ndërsa 43 përqind nuk e pranojnë këtë veprim, tregon sondazhi i Politico / Morning Consult. Rreth 51 përqind e amerikanëve do të mbështesin një vendim të Senatit për shkarkimin e tij. Pesë përqind e votuesve u shprehën se nuk kanë asnjë mendim për fajësimin e Trump. Presidenti Trump i ka mohuar akuzat dhe e ka quajtur hetimin e fajësimit të nisur nga Nancy Pelosi në muajin shtator një "gjueti shtrigash".