Britania thekson nevojën për realizimin e qëllimeve të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93457-britania_thekson_nevojën_për_realizimin_e_qëllimeve_të_marrëveshjes_bërthamore
Ambasadori i Britanisë në Moskë ka theksuar nevojën për arritjen e vendeve evropiane në qëllimet e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 24, 2019 14:11 Europe/Tirane
  • Britania thekson nevojën për realizimin e qëllimeve të marrëveshjes bërthamore

Ambasadori i Britanisë në Moskë ka theksuar nevojën për arritjen e vendeve evropiane në qëllimet e marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Laurie Bristow, ambasadori i Britanisë në Rusi, ditën e hënë në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax, vuri në dukje vizitën e fundit të diplomatëve evropianë në Moskë për të biseduar në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe tha: "Të dy palët kanë interesa të përbashkëta në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin".

Sipas Laurie Bristow, Richard Mour, drejtori i përgjithshëm politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë dhe homologët e tij francez dhe gjerman, gjatë ditëve të kaluara kanë udhëtuar në Moskë dhe kanë biseduar me homologun e tyre rus Sergei Riabkov në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Ambasadori i Britanisë në Moskë tha: "Mes Londrës dhe anëtarëve të tjerë të marrëveshjes bërthamore ekzistojnë mendime të ndryshme me Amerikën".