Trump në kërkim të Sekretarit të ri të Shtetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93559-trump_në_kërkim_të_sekretarit_të_ri_të_shtetit
Presidenti amerikan Trump është në kërkim të Sekretarit të tij të ardhshëm të Shtetit, duke treguar se diplomati më i lartë i Amerikës, Mike Pompeo do të kandidojë në Senat vitin e ardhshëm, sipas një artikulli në Washington Post.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2019 17:08 Europe/Tirane
  • Trump në kërkim të Sekretarit të ri të Shtetit

Presidenti amerikan Trump është në kërkim të Sekretarit të tij të ardhshëm të Shtetit, duke treguar se diplomati më i lartë i Amerikës, Mike Pompeo do të kandidojë në Senat vitin e ardhshëm, sipas një artikulli në Washington Post.

Artikulli rendit disa zëvendësime të mundshme të Sekretarit të Shtetit, duke përfshirë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O'Brien, Sekretarin e Thesarit Steve Mnucchin, dhe madje edhe të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Iranin, Brian Hook. Personi që përmendet më shpesh për të zëvendësuar Pompeon është O'Brien. Trump i ka dhënë atij përgjegjësi të rritura diplomatike që kur ai u bë këshilltari i katërt i presidentit për sigurinë kombëtare në shtator. Udhëheqësi i shumicës republikane të Senatit të SHBA, Mitch McConnell, një republikan nga Kentucky, i ka kërkuar Pompeos të kandidojë për vendin e senatorit të Kansasit, Pat Roberts, që do të jetë vakant në vitin 2020.