Kroacia merr kryesinë e Bashkimit Evropian
Që nga sot, Kroacia merr kryesimin e Bashkimit Evropian që deri më sot e kishte Finlanda.
Këtë ditë, Zagrebi zyrtarisht e konsideron historike, pasi që Kroacia është shteti i fundit i cili ka hyrë në BE, ndërsa tani ka detyrë serioze para vetës.
Kryeministri kroat, Plenkovic nga ditët në vijim do të jetë nikoqir dhe do të ketë takim me një numër të madh të udhëheqësve të institucioneve evropiane.
Nga 7 janari, dy ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidencialë. Pelnkovic udhëton për në Paris në takim me presidentin francez Emanuel Macron.
Një prej temave të bisedave do të jetë zgjerimi i cili gjatë kryesimit kroat që do të jetë ndër prioritetet në agjendë.Tre ditë më vonë në Zagreb vjen kryetari i Këshillit Evropian.
Më 16 janar, Plenkoviq niset për në Gjermani ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.
Pas Kroacisë, kryesimin me BE’në do ta marrë Gjermania, pas së cilës detyrën do ta marrin Portugalia pastaj Sllovenia.