Biseda anti-iraniane e Pompeo dhe e Netanyahut
Sekretari amerikan I shtetit dhe kryeministri I regjimit sionist kanë zhvilluar një bisedë telefonike kundër Iranit.
Mike Pompeo në bisedë telefonike të tij me beniamin Netanyahu kanë diskutuar dhe hedhur akuza të pabaza kundër Iranit. Kjo është biseda e dytë telefonike e sekretarit amerikan të shtetit dhe kryeministrit të regjimit sionist në tre ditët e kaluara ku është diskutuar kundër Iranit. Në këtë bisedë telefonike sekretari amerikan i shtetit edhe një herë ka shprehur mbështetjen e Uashingtonit për regjimin sionist dhe përballjen me iranian dhe dënoi protestat e popullit irakian përballë ambasadës amerikane në Bagdad. Me mijëra irakianë janë mbledhur përballë ambasadës amerikane në kryeqytetin irakian për të dënuar sulmin e Amerikës kundër pozicioneve të forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në qytetin Kaem pjesë e provincës Anbar në perëndim të Irakut. Protestuesit irakianë pasi kanë vendosur flamujt e rezistencës dhe të Hashd Shaabit në muret e ambasadës amerikane, kanë djegur flamurin amerikan dhe kanë hedhur slogane anti amerikane, ata gjithashtu kanë kërkuar mbylljen e ambasadës dhe dëbimin e ambasadorit amerikan nga Iraku. Dronët amerikanë duke sulmuar brigadat 45 dhe 46 të Hashd Shaabit në Irak kanë martirizuar të paktën 25 dhe plagosur 51 pjesëtarë të këtij grupi. Amerika nëpërmjet ambasadës së saj në Bagdad, administron terrorizmin dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve. Brigadat e Hezbullahut të Irakut njëkohësisht dolën me një deklaratë ku thanë se Donald Trump presidenti i Amerikës duhet ta dijë se ka bërë një marrëzi shumë të madhe e cila do të përfundoi me fundin e tij dhe të mercenarëve të tij në Irak dhe në rajon,. Thuhet se protestuesit përballë ambasadës amerikane kanë hapur tendat dhe pritet të organizohet një tjetër tubim madhështor kundër Amerikës. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se marinsat amerikanë janë dërguar në Bagdad për ruajtjen e diplomatëve amerikanë.