Rusia dënon ashpër veprimin e paligjshëm të SHBA
Moska ka paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë për pasojat e rënda të vrasjes së gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani.
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë theksoi se vrasja e gjeneral Kasem Solejmani, do të rezultojë me një fazë të re të tensioneve në rajon. Agjencia e lajmeve Tass njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo, në lidhje me vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani, deklaroi: "Veprimi objektiv i Uashingtonit në vrasjen e një autoriteti të lartë ushtarak iranian në territorin e një vendi të tretë, është shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtar dhe është veprim i dënuar". Ministri i punëve të jashtme të Rusisë gjithashtu ka kërkuar nga autoritetet e Uashingtonit që të heqin dorë nga metodat e paligjshme ushtarake për zgjidhjen e çështjeve dhe t'i zgjidhin problemet në tryezën e bisedimeve. Në këtë kuadër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, e përshkroi vrasjen e Gjeneral-lejtnant Soleimanit si një veprim "të paligjshëm". "Vrasja u krye nga pushtetarë që mendojnë vetëm për interesat e tyre në zgjedhjet e ardhshme," tha Maria Zakharova. "Moska e dënon faktin se amerikanët fillimisht filluan një ofensivë kundër aeroportit të Bagdadit dhe vetëm pas kësaj ofensive ata i kërkuan Këshillit të Sigurimit që të shqyrtojë sulmin ndaj ambasadës së tyre në Bagdad dhe një reagim të duhur, "tha ajo. Maria Zakharova tha të Premten në 3 Janar për kanalin Rossya-24 se sulmi amerikan ishte "i paligjshëm" nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar. Diplomatja ruse theksoi se i takon vetëm Këshillit të Sigurimit të OKB të njohë të drejtën e një vendi për t'iu përgjigjur një sulmi në ambasadën e tij. "Uashingtoni nuk ka bërë asnjë kërkesë për të mbajtur një takim urgjent dhe të veçantë të Këshillit të Sigurimit përpara se të sulmojë aeroportin e Bagdadit. Kërkesa e tij nuk u pranua nga Këshilli i Sigurimit deri pas vrasjes, "tha ajo. Sipas Znj. Zakharova, "Uashingtoni nuk e diskutoi as sulmin në aeroportin e Bagdadit gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit, pasi ai injoron reagimet e vendeve të tjera për incidentin". Zëdhënësja e diplomacisë ruse më pas shtoi se vrasja e Kasem Soleimanit në Irak çon në besimin se tani e tutje do të ishte e mundur të eliminohej zyrtari përgjegjës i çdo vendi, madje pa u shqetësuar për sigurimin e provave të bazuara mbi ligjin. Ajo theksoi se ky veprim i Shteteve të Bashkuara do të përkeqësonte situatën në Lindjen e Mesme dhe do të prekë miliona njerëz që jetojnë në këtë rajon kritik.