SHBA dhe NATO pezullojnë misionet e tyre në Irak
(last modified Sat, 04 Jan 2020 19:22:18 GMT )
Janar 04, 2020 20:22 Europe/Tirane
  • SHBA dhe NATO pezullojnë misionet e tyre në Irak

Pas vrasjes së komandantit të përgjithshëm të Forcës Kuds, gjeneral Kasem Soleimani dhe nga frika e hakmarrjeve nga ana e Hashd al-Shaabi, Shtetet e Bashkuara do të zvogëlojnë operacionet e koalicionit të tyre të quajtur "anti-ISIS ".

NATO gjithashtu ka pezulluar programin e saj të trajnimit në Irak. "Ne po kryejmë, në bashkëpunim me partnerët tanë, të cilët mbrojnë forcat tona, operacione të kufizuara kundër ISIS dhe i kemi përqendruar forcat në bazat tona në Irak", tha një zyrtar amerikan, i cili kërkoi të mbetet anonim. Ndërkohë NATO-ja pezulloi misionet e trajnimit në Irak pas vrasjes së komandantit të përgjithshëm të Forcës Kuds. Ministria e Jashtme daneze njoftoi disa orë më parë se të gjitha misionet e trajnimit në tokën irakiane janë pezulluar. Anëtari i komitetit të sigurisë dhe mbrojtjes së parlamentit irakian Ali al-Ghanami reagoi ndaj vendimit të koalicionit amerikan për të reduktuar operacionet në Irak duke thënë se forcat irakiane nuk kishin përfituar ose mësuar asgjë nga ky koalicion.

 

Tags