Vrasja e gjeneral Solejmani, dështim i madh strategjik për Amerikën
Kanali televiziv MSNBC i Amerikës duke cituar ekspertët, ka shkruar se vrasja e gjeneral Kasem Solejmani është dështim i madh strategjik për Amerikën në përballje me Iranin.
Mahdi Hasan, ekspert dhe gazetar amerikan, në intervistë me këtë kanal televiziv, ka shtruar këtë pyetje se kush janë ata këshilltarë që e rrethojnë presidentin amerikan të cilët paraqesin opsione të tilla si "vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani"?
Ai në vazhdim ka kritikuar ashpër propozimin e opsioneve të tilla nga funksionarët e Departamentin Amerikane të Mbrojtjes për Donald Trump, presidentin e Amerikës.
Mahdi Hasan në vazhdim vuri në dukje pretendimet e Trump në lidhje me sulmin ndaj qendrave kulturore të Iranit dhe tha: "Kush sulmon qendrat kulturore? ISIS dhe Talebanët?" Ai gjithashtu theksoi se Iranit do të hakmerret me padyshim.
Vlen të theksohet se Donald Trump në mesazhin e tij në Twitter ka kërcënuar se do të sulmojë 52 qendra kulturore në Iran.
Michael McFool, ish-ambasadori i Amerikës në Rusi, gjithashtu në prononcim për kanalin televiziv amerikan MSNBC, ka thënë se Trump edhe disa vite më parë ka paraqitur disa objektiva në lidhje me Iranin. Ai duke folur për objektivat e Trump si ndërprerjen e programit, garantimin e sigurisë së Amerikës dhe fundin e terrorizmit në rajon, tha se asnjëri prej këtyre objektivave nuk është realizuar me vrasjen e gjeneral Solejmanit.