Trump ndalon futjen e Zarif në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93810-trump_ndalon_futjen_e_zarif_në_amerikë
Në vazhdën e veprimeve armiqësore dhe të jashtëligjshme të Uashingtonit kundër Teheranit, qeveria amerikane ka ndaluar futjen e Muhamed Xhavad Zarif në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e KS të OKB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 07, 2020 05:23 Europe/Tirane
  • Trump ndalon futjen e Zarif në Amerikë

Në vazhdën e veprimeve armiqësore dhe të jashtëligjshme të Uashingtonit kundër Teheranit, qeveria amerikane ka ndaluar futjen e Muhamed Xhavad Zarif në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e KS të OKB.

Gazeta amerikane Foreign Policy, thotë: Zarif pritej të mbante një fjalim në takimet e OKB në Nju Jork por Amerika nuk ka lëshuar vizë për atë. Ky veprim i Amerikës është vazhdim i përpjekjeve armiqësore të qeverisë Trump kundër funksionarëve të Iranit. Ali’reza Mir’jusefi, konsulli mediatik i përfaqësisë së Iranit në OKB lidhur me këtë çështje ka thënë: Deri tani mbi këtë çështje nuk ka ardhur ndonjë përgjigje pranë përfaqësisë së Iranit. Më herët Abas Mousavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit kishte njoftuar për vizitën e Zarif në Nju Jork dhe kishte thënë se në rast se jepet viza, ministri i jashtëm Muhamed Xhavad Zarif do të shkojë në Nju Jork për të marrë pjesë në takimet speciale të KS të OKB. Qeveria amerikane në mesin e verës së vitit të kaluar me një tjetër sjellje armiqësore ka sanksionuar ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit. Ky veprim i qeveris amerikane ka ngjallur reagime të shumta të shumë vendeve, organeve dhe mediave ndërkombëtare.