NATO largon forcat nga Iraku
Aleanca ushtarake e NATO-s ka njoftuar planet për tërheqjen e përkohshme të trupave dhe personelit të saj nga Iraku pas vrasjes së Gjeneral Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara në një sulm në Bagdad.
"Siguria e personelit tonë është thelbësore" dhe trupa tona do të zhvendosen "brenda dhe jashtë Irakut," tha të martën një zëdhënës i aleancës ushtarake trans-Atlantike për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. "NATO mban një prani në Irak. Dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve tona kur situata ta lejojë, "shtoi zëdhënësi. Njoftimi erdhi menjëherë pasi Gjermania vendosi për të zvogëluar numrin e trupave të saj të vendosura në Irak për shkak të tensioneve të ngritura në rajon. Ndërkohë, një zyrtar i lartë ushtarak kanadez tha të martën se disa nga 500 trupat kanadeze në Irak do të transferohen përkohësisht në Kuvajtin fqinj në ditët e ardhshme. Ligjvënësit irakianë miratuan njëzëri një projekt-ligj të dielën, duke kërkuar tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake të huaja të udhëhequra nga SHBA pas sulmeve ajrore amerikane që vranë Gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani.