Trump: Ne jemi duke vlerësuar humbjet
Presidenti amerikan, në përgjigjen e tij të parë ndaj përgjigjes raketore të Republikës Islamike të Iranit, tha se Uashingtoni po vlerësonte viktimat e mundshme.
Presidenti amerikan Donald Trump, të mërkurën në reagimin e tij të parë zyrtare ndaj përgjigjes raketore të Republikës Islamike të Iranit, tha se Uashingtoni po vlerëson viktimat dhe dëmet e mundshme, dhe ai do të nxjerrë një deklaratë së shpejti. "Pa shqetësime", ka shkruar Trump në Twitter duke shtuar: “Raketat iraniane u qëlluan mbi dy baza ushtarake në Irak. Vlerësimi i viktimave është në vazhdim e sipër. Deri më tani gjithçka ka qenë në rregull! Ne kemi ushtrinë më të madhe, më të fuqishme dhe me të pajisur në të gjithë botën! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes ”. Republika Islamike e Iranit shënjestroi sot disa baza ushtarake amerikane në Irak në përgjigje të vrasjes së Gjeneral Kasem Soleimani me urdhër të Trump.