Përfaqësuesja myslimane Dhomën e Përfaqësuesve kritikon qëndrimet e Trump kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93900-përfaqësuesja_myslimane_dhomën_e_përfaqësuesve_kritikon_qëndrimet_e_trump_kundër_iranit
Përfaqësuesja demokrate në Kongresin amerikan ka kritikuar Donald Trump për qëndrimet dhe kërcënimet e tij kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 09, 2020 16:34 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesja myslimane Dhomën e Përfaqësuesve kritikon qëndrimet e Trump kundër Iranit

Përfaqësuesja demokrate në Kongresin amerikan ka kritikuar Donald Trump për qëndrimet dhe kërcënimet e tij kundër Iranit.

Ilhan Omar, duke reaguar ndaj fjalimit të së mërkurës së Donald Trump i cili ka kërcënuar Iranin me më shumë sanksione, në faqen e saj në Twitter ka thënë: Ky fjalim i Trump nuk ka qenë inteligjent dhe i llogaritur mirë. Kjo anëtare myslimane e Kongresit amerikan ndër të tjera shtoi: sanksionet janë luftë e gjithanshme ekonomike dhe bëhen shkak për mangësi në pajisjet mjekësore dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve. Ilhan Omar duke iu drejtuar presidentit amerikan që ka pretenduar për shmangien e tensioneve me Iranin ka thënë: Ti nuk mund të pretendosh për shmangien e tensioneve dhe më pas të vendosësh sanksione të reja. Donald Trump ditën e mërkurë duke reaguar ndaj bombardimit të bazave amerikane në Irak nga raketat e lëshuara nga Irani deklaroi: Amerika do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit. Garda Revolucionare e Iranit në shenjë reagimi ndaj krimit të fundit të forcave agresore amerikane që asgjësuan gjeneralin legjendar Kasem Sulejmani në afërsi të aeroportit të Bagdadit, kanë lëshuar me dhjetëra raketa në drejtim të bazës amerikane Ajnul Asad në provincën Anbar në perëndim të Irakut.