Suedia propozon hapjen e një ambasade të BE-së në Iran
Ministrja e Jashtme suedeze sugjeroi që përfaqësia e Bashkimit Evropian në Teheran të hapet në nivelin e një ambasade.
Ministrja e Jashtme suedeze Anna Lindh në një intervistë për “SF Tv” ka njoftuar se në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të BE do të propozohet ideja për krijimin e një përfaqësia të përhershme në nivelin e ambasadës në Iran. Takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të jashtëm të BE për të shqyrtuar krizën në Azinë Perëndimore do të mbahet të Premten në mbrëmje në Bruksel. Thuhet se përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së janë mbledhur për të gjetur një mënyrë për të lehtësuar tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Ministrja e Jashtme e Suedisë tha se masa e BE për të krijuar një ambasadë në Teheran mund të jetë një shenjë gatishmërie e BE për dialog. Lindh shtoi se ka marrëveshje midis vendeve të Bashkimit Evropian për të bërë çdo përpjekje për të parandaluar tërheqjen e Iranit nga marrëveshja bërthamore. Disa euro deputetë rreth një vit më parë kishin propozuar gjithashtu krijimin e një zyre të përhershme të BE-së në Teheran.