Refuzohet hapja e një baze ushtarake amerikane në Gjeorgji
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93924-refuzohet_hapja_e_një_baze_ushtarake_amerikane_në_gjeorgji
Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë ke hedhur poshtë mundësinë e hapjes së një baze ushtarake amerikane në territorin gjeorgjian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 10, 2020 17:07 Europe/Tirane
  • Refuzohet hapja e një baze ushtarake amerikane në Gjeorgji

Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë ke hedhur poshtë mundësinë e hapjes së një baze ushtarake amerikane në territorin gjeorgjian.

Të enjten duke folur në një konferencë shtypi, David Zalkaliani shtoi se diskutimet mbi hapjen e bazës ushtarake amerikane në Gjeorgji nuk janë asgjë tjetër përveçse spekulimeve dhe se mbi të nuk është marrë asnjë vendim. Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë gjithashtu vuri në dukje se vendi po monitoron nga afër rajonin e Azisë Jugperëndimore dhe shtoi se situata aktuale në rajon po shqyrtohet nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Gjeorgjisë. Situata në Irak është tensionuar përsëri pas aktit të fundit terrorist amerikan për të asgjësuar komandantin e Kasem Sulejmani, komandantin e forcave të Kodsit të Trupave të Gardës Revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes, zëvendës kreu i Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut, Hashd Shaabi. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të mërkurën në mëngjes në përgjigje të aktit terrorist amerikan shënjestruan me dhjetëra raketa bazat amerikane në Anbar dhe Erbil të Irakut.