Pretendimet e Evropës për zbatimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93948-pretendimet_e_evropës_për_zbatimin_e_marrëveshjes_bërthamore
BE që në kohën e Federika Mogherini, ish shefe e politikës së jashtme të BE, kryesonte negociatat mes Iranit dhe grupit G5+1, është një prej mbështetësve të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 12, 2020 04:47 Europe/Tirane
  • Pretendimet e Evropës për zbatimin e marrëveshjes bërthamore

BE që në kohën e Federika Mogherini, ish shefe e politikës së jashtme të BE, kryesonte negociatat mes Iranit dhe grupit G5+1, është një prej mbështetësve të marrëveshjes bërthamore.

Pas tërheqjes së njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore në maj të vitit 2018, Evropa ka qenë e përkushtuar në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore duke pasur parasysh rëndësinë e saj. Më 10 janar të këtij viti ministrat e jashtëm të BE në prani të Josep Borel shefi i ri i politikës së jashtëm të BE dhe në prani të ministrave të jashtëm të trojkës evropiane përkatësisht Gjermanisë, Francës dhe Britanisë, kanë diskutuar mbi çështjet e Iranit, marrëveshjen bërthamore dhe zhvillimet perëndim të Azisë. Në deklaratën përfundimtare të këtij takimi është theksuar se BE është e angazhuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Deklarata është lexuar nga Josep Borrel dhe thuhet: Marrëveshja bërthamore me Iranin është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe ne jemi të angazhuar për ruajtjen e saj. Është në interesin tonë që sa të mundemi të përpiqemi të ruajmë marrëveshjen bërthamore. Edhe pse BE dhe Trojka Evropiane, shumë herë kanë theksuar në rëndësinë e marrëveshjes bërthamore sidomos në garantimin e sigurisë së rajonit dhe të botës, mirëpo mesa duke Evropa këtë marrëveshje e shikon vetëm në kuadër të zbatimit të saj nga ana e Iranit dhe ajo ka harruar zotimet dhe detyrimet e saj, sepse deri tani nuk ka bërë atë që duhet për të zbatuar premtimet e dhëna në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Edhe pse Evropa nuk ka zbatuar zotimet e saj, mirëpo ajo i ka thënë jo kërkesës së fundit të Donald Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 nisi të zbatohej që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë organizuan negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa u zotua për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.  Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj. Faza e pestë e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore u zbatua prej janarit të këtij viti.