Amerika largon disa ushtarak sauditë
Amerika ka dëbuar disa ushtarakë sauditë nga bazat ushtarake të saj me akuzë të terrorizmit dhe abuzimit seksual.
Kanali informativ CNN njoftoi se autoritetet ushtarake të Amerikës deklaroi se mbi 10 ushtarakë sauditë të cilët janë duke marrë trajnime ushtarake në Amerikë, janë dëbuar nga bazat ushtarake të këtij vendi.
Sipas këtij burimi, Pentagoni pasi ka hetuar sulmin terrorist të një oficeri ushtarak në bazën detare "Pensacola" në shtetin Florida, ka vendosur të largojë disa oficerë ushtarakë të Arabisë Saudite nga bazat ushtarake të Amerikës të cilët po marrin trajnime ushtarake në këto baza. Këto persona janë akuzuar për bashkëpunime dhe lidhje me autorin e sulmit terrorist të lartpërmendur. Gjithashtu disa oficerë ushtarakë sauditë që po marrin trajnime ushtarake në bazat e Amerikës, janë akuzuar për abuzime seksuale.