Një anije luftarake australiane dërgohet në gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93975-një_anije_luftarake_australiane_dërgohet_në_gjirin_persik
Ministria e mbrojtjes e Australisë njoftoi dërgimin e një anije luftarake në gjirin Persik për t’i bashkuar aleancës detare amerikane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 13, 2020 09:01 Europe/Tirane
  • Një anije luftarake australiane dërgohet në gjirin Persik

Ministria e mbrojtjes e Australisë njoftoi dërgimin e një anije luftarake në gjirin Persik për t’i bashkuar aleancës detare amerikane.

Ministria e mbrojtjes e Australisë ka bërë të ditur se kjo anije do të qëndrojë në ujërat e gjirit Persik për një periudhë 6 mujore. Linda Reylonds ministre e mbrojtjes e Australisë në një deklaratë të saj ka pretenduar se anija HIMS së bashku me 190 marinarë do të kontribuojë në lirinë e lëvizjes së anijeve. Amerika prej 8 majit 2018 ka tërhequr në formë të njëanshme Amerikën nga marrëveshja bërthamore dhe ka nisur të ushtrojë presione të shumta kundër Iranit. Kohët e fundit ajo ka shtuar praninë e saj ushtarake në gjirin Persik dhe së bashku me aleatët e saj po kryen veprime provokuese kundër Iranit. Në këto kushte Amerika ka krijuar një aleancë detare në gjirin Persik. Me gjithë propagandën e gjerë të Amerikës për të inkurajuar vendet e tjera që t’i bashkohen kësaj aleance deri tani vetëm Britania, Bahrejni, Arabia Saudite dhe Australia i janë bashkuar kësaj aleance detare.