OKB thekson nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga të gjitha palët e marrëveshjes bërthamore që të mos kursejnë kurrfarë përpjekje për të ruajtur këtë marrëveshje.
Faqja informative e OKB njoftoi se Stefan Dujarik, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, pa përmendur fare daljen e njëanshme të qeverisë së Donald Trump nga marrëveshja bërthamore si faktor kryesor që krijoi problemet aktuale në këtë marrëveshje dhe moszbatimin e zotimeve të shteteve evropiane në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka kërkuar nga Irani që duke vazhduar bashkëpunimin me ANEA, të zbatojë të gjitha zotimet e veta në kuadër të kësaj marrëveshje.
Stefan Dujarik i bëri këto deklarata pas deklaratës së tre shteteve evropiane Gjermanisë, Francës dhe Anglisë për aktivizimin e mekanizmit për mënjanimin e mosmarrëveshjeve.
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në reagim ndaj deklaratës së trojkës evropiane për fillimin e procesit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore, deklaroi: "Veprimi i tre shteteve evropiane, është një veprim plotësisht pasiv dhe i marrë nga pozita e dobësisë".