OKB thekson nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94035-okb_thekson_nevojën_për_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga të gjitha palët e marrëveshjes bërthamore që të mos kursejnë kurrfarë përpjekje për të ruajtur këtë marrëveshje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2020 11:05 Europe/Tirane
  • OKB thekson nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga të gjitha palët e marrëveshjes bërthamore që të mos kursejnë kurrfarë përpjekje për të ruajtur këtë marrëveshje.

Faqja informative e OKB njoftoi se Stefan Dujarik, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, pa përmendur fare daljen e njëanshme të qeverisë së Donald Trump nga marrëveshja bërthamore si faktor kryesor që krijoi problemet aktuale në këtë marrëveshje dhe moszbatimin e zotimeve të shteteve evropiane në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka kërkuar nga Irani që duke vazhduar bashkëpunimin me ANEA, të zbatojë të gjitha zotimet e veta në kuadër të kësaj marrëveshje.

Stefan Dujarik i bëri këto deklarata pas deklaratës së tre shteteve evropiane Gjermanisë, Francës dhe Anglisë për aktivizimin e mekanizmit për mënjanimin e mosmarrëveshjeve.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në reagim ndaj deklaratës së trojkës evropiane për fillimin e procesit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore, deklaroi: "Veprimi i tre shteteve evropiane, është një veprim plotësisht pasiv dhe i marrë nga pozita e dobësisë".